
Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e qendrës tregtare në zemër të qytetit, e cila sipas tij është lënë në harresë nga institucionet lokale dhe nuk po e përmbush funksionin që duhet të ketë për qytetarët dhe bizneset lokale.
“Qendra e re tregtare në Tetovë është lënë në harresë! Qytetarët dhe pronarët meritojnë që këtij objekti tregtar, në zemër të Tetovës, t’i kthehet shkëlqimi dhe gjallëria që i takon,” – deklaroi Rexhepi përmes një postimi me moton #BashkëPërTetovën.
Ai premton se me ardhjen e tij në krye të komunës, ky objekt do të trajtohet me prioritet dhe do të bëhet një hapësirë funksionale, dhe e hapur për të gjithë qytetarët e Tetovës.
Ky reagim vjen si pjesë e zotimeve të Rexhepit për rigjallërimin urban dhe ekonomik të qytetit, me fokus të veçantë në mbështetjen e tregtarëve lokalë dhe krijimin e një ambienti më të gjallë për bizneset dhe komunitetin.