Bajram Rexhepi takon banorët e Bozofcës – u diskutuan nevojat dhe potenciali zhvillimor i zonës

Ditën e diel #kuvendojmë me banorët e Malësisë së Sharrit, duke nisur nga fshati piktoresk, Bozofca. Një vendbanim që ka mbetur në harresë për katër vite, pa asnjë investim nga Komuna e Tetovës.

Banorët folën për rrugën Tetovë–Prizren, e cila do të hapte horizonte të reja për tregti dhe turizëm. Ata kërkuan zhvillimin e Kodrës së Diellit, që ka potencial të madh të sjellë turistë gjatë gjithë vitit dhe shprehën shqetësimin për mungesën e transportit publik, që e izolon fshatin dhe e detyron rininë të shpërngulet.
Poashtu një nga problemet e përditshme të banorëve isjte cilësia e ujit të pijshëm, duke ngritur nevojën për kontrolle më të shpeshta, që të sigurohet ujë i pijshëm me cilësi.

Bozofca ka potencial të jashtëzakonshëm zhvilimor, por meriton më shumë kujdes, vëmendje dhe punë. Dhe pikërisht kjo është rruga që do ta ecim #Bashkë për Bozofcën.

#BashkëPërTetovën ✅
#AleancaKombëtarePërIntegrim