I pyetur nga Alsat se sa qëndrojnë arsyetimet e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, i cili thotë se nuk mund të cenohet as kushtetuta dhe as standardet ndërkombëtare, si dhe qëndrimi i kryeministrit Hristijan Mickoski se duhet të respektohen standardet ndërkombëtare, duke iu referuar gjuhës në të cilën jepet provimi i jurisprudencës, juristi Ibrahim Bajrami u shpreh se argumentet e skeptikëve, sipas të cilëve provimi duhet të jepet vetëm në gjuhën maqedonase për shkak të angazhimeve të ardhshme në gjyqësor, prokurori apo institucione të tjera nuk qëndrojnë. Ai theksoi se dhënia e provimit të jurisprudencës është një mbindërtim akademik dhe, formalisht, shërben si një hap për të vazhduar më tej në karrierë.

  • Sa mbajnë arsyetimet e ministrit të drejtësisë Igor Filkov që thotë se nuk mund ta cenojmë as kushtetutën e as standardet ndërkombëtare madje në këtë linjë është edhe kryeministri Mickoski i cili thotë që duhet të respektojmë standardet ndërkombëtare i cili iu referohet tjetërsimit të gjuhës në të cilën jepet provimi i jurisprudencës.

“Në paraqitjen e fundit të kryeministrit me aq sa kuptova, në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, unë më shumë e kuptova si një pritje nga ai, nga ekspertet e fushës juridike t’i sqarohet se si është i zbatuar ligji për përdorimin e gjuhëve, nuk ishte as pro e as kundër por vërejta se ishte në pritje të pranimit të argumenteve. Skeptiket thonë se një ndër arsyet se perse duhet që provimi i jurisprudencës të jepet vetëm në gjuhen maqedonase është për shkak se pas dhënies së këtij provimi ata persona përgatitën që të punojnë në gjyqësor, prokurori, avokaturën e shtetit etj. ky argument nuk qëndron, për shkak se dhënia e provimit të jurisprudencës është mbindërtim akademik dhe ka të bëjë me mbindërtimin akademik, formalisht ajo është rrugë kaluese për të ndjekë hapat të tjera në karriere,” tha Ibrahim Bajrami – Jurist. /Alsat.mk

The post Bajrami: Provimi i jurisprudencës është mbindërtim akademik, jo pengesë për gjuhën shqipe appeared first on Alsat.