“Nuk pajtohem me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por kjo nuk varet nga ne, por nga gjykatësit që çdo herë kanë shkuar me lejen e partive të regjimit të kaluar”, kështu deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari pjesë e koalicioni VLEN.
Taravari mes tjerash shtoi se për momentin Maqedonisë së Veriut nuk i duhen acarime të situatës ndër etnike.
“Këto janë gjykatësit, ky është vendimi. Unë nuk pajtohem sepse për momentin në Maqedoni nuk na duhen acarime të situatës ndër etnike, na duhet qetësi ndër etnike, por vendimi ky është. Dikush e inicion dhe dikush i mëson këto gjykatës tash veproni se tash na duhet”, shtoi Taravari.