Tregu i pasurive të paluajtshme po hyn në një fazë më selektive, ku investimet po orientohen gjithnjë e më shumë drejt projekteve cilësore, zhvillimeve të lidhura me turizmin dhe destinacioneve lifestyle. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor po fiton vëmendje në rritje nga investitorët ndërkombëtarë.
Këto ishin disa nga mesazhet kryesore të Balfin Real Estate në “Kosova Finance Forum” në Prishtinë, ku kompania mori pjesë në panelin mbi trendet e investimeve në pasurive të paluajtshme. BRE prezantoi mënyrën se si këto trende përkthehen në projekte konkrete për klientët, përmes një portofoli që përfshin Green Coast, Vlora Marina, Valamar Tale dhe New Apollonia. CEO e kompanisë, Ledia Telhai, u ndal tek ndryshimi i qasjes së investitorëve në treg.
“Ky është një nga projektet më të reja që sapo lançohet: ‘Valamar Tale’ në zonën e Tales në Veri të Shqipërisë… ‘New Apollonia’ është një projekt, i cili nuk është lançuar ende por është në fazë përgatitore dhe reflekton tjetër trend shumë të rëndësishëm, ka lidhje me qëndrueshmërinë, ky projekt i drejtohet një segmenti ndërkombëtar në rritje që vlerëson cilësinë mjedisore dhe wellness. ‘Vlora Marina’ gjithashtu reflekton një nga modelet më të forta ndërkombëtare të momentit, është një ‘mixed used developement’ që kombinon infrastrukturën e Marinës, rezidencat, pjesën e hotelierisë me një destinacion urban të integruar. E fundit, por jo nga rëndësia ‘Green Coast’ është ndoshta shembulli më i qartë i pozicionimit ndërkombëtar, një nga projektet tona më ikonike i kthyer në një destinacion, që kombinon produkt rezidencial Premium me hotelieri dhe brende ndërkombëtare si dhe një eko-sistem shumë të mirë shërbimesh”, theksoi Ledia Telhai, CEO “Balfin Real Estate”.
Një tjetër element kyç i diskutuar ishte rëndësia e bashkëpunimit rajonal për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të tërhequr më shumë investime. CEO e Balfin Real Estate, Telhai e cilësoi këtë forum si një mundësi të vlefshme për shkëmbim idesh dhe krijim lidhjesh të reja bashkëpunimi.
“Ishte një event shumë i vlefshëm sepse solli diskutim praktik me perspektiva të ndryshme nga rajoni. Na dha mundësinë të mësojmë më shumë rreth zhvillimeve të përgjithshme në rajon dhe zhvillimeve në sektorin e real estate. Ndamë eksperienca, njohëm partnerë potencial dhe kuptuam ku mund të bashkëpunojmë më mirë. Të tilla evente janë shumë të rëndësishme sepse shërbejnë si ura bashkëpunimi dhe jo vetëm të diskutimeve”, u shpreh Ledia Telhai, CEO “Balfin Real Estate”.
Pjesëmarrja në forum konfirmon angazhimin e Balfin Real Estate për të sjellë në treg projekte që reflektojnë trendet ndërkombëtare dhe potencialin në rritje të rajonit.
