Balfin Real Estate pjesë e Kosova Finance Forum

Balfin Real Estate ishte pjesë e edicionit të dytë të Kosova Finance Forum, një platformë
e rëndësishme rajonale për diskutimin e zhvillimeve ekonomike dhe trendeve të
investimeve. Forumi mblodhi përfaqësues të lartë nga sektori publik, privat dhe
institucionet financiare të Rajonit dhe Europës, duke u kthyer në një hapësirë kyçe për
diskutimin e zhvillimeve ekonomike dhe investimeve në rajon.


Në kuadër të panelit “Real Estate Investment Trends in the Western Balkans”, CEO e
Balfin Real Estate, Ledia Telhai, theksoi se ecuria e sektorit të pasurive të paluajtshme
reflekton stabilitetin ekonomik dhe aftësitë e vendeve për të tërhequr investime afatgjata.
Ajo nënvizoi se sipas studimeve të PwC, CBRE, Colliers dhe Knight Frank, tregu global
po hyn në një fazë më pozitive, por investitorët po tregohen më selektivë, duke u
fokusuar në lokacione, zhvillues të besueshëm dhe projekte me vlerë të qëndrueshme.
Sipas Balfin Real Estate, trendet kryesore përfshijnë rritjen e projekteve të lidhura me
turizmin, zhvillimet mixed-use dhe destinacionet lifestyle, ndërsa qëndrueshmëria është
kthyer në një kriter thelbësor për investitorët me fokus në “emerging market”. Në këtë
kontekst, Ballkani Perëndimor po tërheq vëmendje në rritje falë çmimeve konkurruese
dhe përmirësimit të infrastrukturës.


Balfin Real Estate theksoi gjithashtu potencialin e Shqipërisë si një nga tregjet më
dinamike në rajon, ku rritja e turizmit, përmirësimi i aksesit dhe interesi i investitorëve po
nxisin kërkesën, veçanërisht në zonat bregdetare.
Në këtë panoramë, BRE prezantoi projektet e portofolit të saj, të cilat kanë arritur sukses
falë konceptimit dhe ndërtimit në përputhje me trendet aktuale dhe kërkesat e tregut.
Projekte si Green Coast, Vlora Marina, Valamar Tale dhe New Apollonia u paraqitën si
shembuj që reflektojnë zhvillimet më të fundit në turizëm, krijimin e komuniteteve të
integruara dhe në qëndrueshmëri.


Green Coast mbetet ndër projektet më të kërkuara, falë kombinimit të një lokacioni
strategjik me standarde të larta zhvillimi, ndërsa Vlora Marina pritet të transformojë
ndjeshëm ofertën turistike të qytetit të Vlorës. Në të njëjtën linjë zhvillimi po ecën edhe
projekti Valamar Tale, i cili përfaqëson një tjetër shembull të investimeve të orientuara
drejt turizmit cilësor dhe përvojave të integruara, tashmë edhe në veri të vendit.

CEO e Balfin Real Estate, Ledia Telhai, theksoi se një nga elementët që e diferencon
kompaninë është shtrirja e saj ndërkombëtare, me prezencë përmes zyrave në Kosovë,
Maqedoninë e Veriut, Zvicër, SHBA dhe bashkëpuntorëve në mbi 18 tregje. Sipas saj, kjo
prani i mundëson kompanisë të tërheqë interes më të gjerë nga blerës ndërkombëtarë dhe
të kuptojë më mirë nevojat e tregjeve të ndryshme, duke e pozicionuar ndryshe nga
operatorët që veprojnë vetëm në nivel lokal.


Telhai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një faktor kyç për rritjen e
konkurrueshmërisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Ajo u shpreh se e ardhmja e
rajonit nuk varet vetëm nga zhvillimi individual i vendeve, por edhe nga aftësia për të
bashkëpunuar, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të promovuar Ballkanin
Perëndimor si një destinacion të përbashkët për investime afatgjata.
Pjesëmarrja në Kosova Finance Forum konfirmon edhe njëherë rolin e Balfin Real Estate
si një aktor i rëndësishëm në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe në
orientimin e investimeve në rajon, duke kontribuar në ndërtimin e një vizioni të
qëndrueshëm dhe konkurrues për të ardhmen.

The post Balfin Real Estate pjesë e Kosova Finance Forum appeared first on Alsat.