Banorët e Straçincës nderojnë TV21 për mbrojtjen e komunitetit dhe mjedisit

TV21 mori një mirënjohje nga banorët e fshatit Straçincë të Shkupit, si shenjë falënderimi për përkushtimin dhe raportimet e tij për ndalimin e gurores që planifikohej të hapej në këtë komunitet.

Në lidhje me: Gurorja në Straçincë nuk do të hapet! Ministria e Mjedisit jep mendim negativ

“Përgjigje negative për guroren në Straçincë”! Ministri Mexhiti siguron banorët: Do të nisë procedura për marrjen e koncesionit

Gazetarja Fazile Halili, e cila ka ndjekur nga afër dhe ka raportuar mbi këtë çështje në disa raste, pranoi mirënjohjen me emocion, duke theksuar se zëri i komunitetit duhet të dëgjohet dhe mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët.

Banorët e fshatit vlerësuan punën e TV21 si një shembull të gazetarisë që mbështet qytetarin dhe mbron interesin publik, duke rikujtuar rëndësinë e angazhimit të medias për të kontribuar në vendimmarrjen që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të komunitetit.