Një 31-vjeçar nga fshati Sllatinë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga tre persona në një kazino në fshatin Leshkë të Tetovës.
Sipas raportit policor, Xh.S. (31) e ka paraqitur rastin më 3 nëntor 2026, në orën 12:20, në Stacionin Policor të Tearcës. Ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të së njëjtës ditë.
Si të përfshirë në sulmin e dyshuar, denoncuesi ka përmendur M.A. (50) nga Dobroshti, D.I. dhe një person tjetër nga Përshevca.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
/Monitor.mk
