Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, do të mungojë për dy javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi në pulpën e djathtë, njoftoi klubi katalanas.

“Fermin ka një dëmtim të lehtë në një muskul në këmbën e djathtë dhe rikuperimi i tij do të zgjasë afërsisht dy javë”, thuhet në kumtesën e Barcelonës.

Mesfushori 22-vjeçar pritet të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të klubit katalanas në ligë kundër Alaves, Atletiko Madridit dhe Real Betisit, dhe paraqitja e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Aintrahtit, më 9 dhjetor, është gjithashtu në dyshim.

The post Barca njofton sa kohë Fermin Lopez do të jetë jashtë terrenit të gjelbër appeared first on Alsat.