Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Anthony Gordon.
Gordon iu bashkua Barçës nga Newcastle Unitedi për 80 milionë euro.
Reprezentuesi i Anglisë me Barçën ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.
Sulmuesi i krahut të enjten i përfundoi me sukses testet mjekësore.
Ai pritet t’i fitojë 17.5 milionë euro në sezon. Do të jetë njëri prej futbollistëve më të paguar te gjiganti katalunjas. Është transferimi i parë i verës për Barçën.
Liverpooli dhe Bayern Muncheni ishin skuadrat që insistonin në transferimin e Gordonit, por 25-vjeçari në fund vendosi t’i bashkohet Barçës.
Gordon në edicionin 2025/26 te Newcastle në 46 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi 17 gola dhe bëri pesë asistime. Ai pjesë e Newcastlet ishte nga viti 2023.
Ai është ftuar edhe nga selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, për Kupën e Botës që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
