Skuadra e Barceloaës ka arritur fitore me rezultat 3-1 në turneun parasezonal në Japoni ndaj Visel Kobe.

Pasi pati iniciativën për pjesën më të madhe të ndeshjes, blaugranasit e gjetën golin në minutën e 33-të përmes Erik Garsia-s që realizoi për 1-0 pas një tollovie brenda zonës.  Vendasit ia dolën që të barazojnë rezultatin në minutën e 42-të përmes Taisei Miyashiro i cili realizoi për 1-1 pas një gabimi të pafalshëm nga Pau Kubarsi.

Në pjesën e dytë Hansi Flik ndryshoi tërësisht përbërjen startuese, duke i dhënë hapësirë blerjeve të reja si Markus Rashford dhe Roni Bardghi

Ishte pikërisht Bardghji ai i cili në fund ia doli të realizonte për t’i dhënë epërsinë për herë të dytë Barcelonës.  Pas një aksioni mirë të organizuar, Bardghji realizoi në minutën e 77-të për 2-1 pas asistimit nga Robert Levandovskit. Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes i riu Pedro Fernandez nga La Masia, i cili në minutën e 87-të realizoi për 3-1.

Barcelona tani do t’i luajë edhe dy ndeshje tjera miqësore në Japoni, fillimisht ndaj Seullin pastaj ndaj Daegu-s.

The post Barcelona triumfon në turneun parasezonal, gol debutues për Roni Bardghji appeared first on Alsat.