Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka shqiptarët nga provinienca të ndryshme politike, të djathtë e të majtë po bashkohen në VLEN e siç tha, është përgjigje ndaj atyre që kanë përçarë votën shqiptare. Me bashkimin e VLEN, Mexhiti tha se fillon një e epokë e re e fuqisë shqiptare dhe shtoi se VLEN është bashkimi që nuk ndalet.

“Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta, për pazare në kurriz të qytetarëve, apo për politikë që na mban të ndarë. Nga sot, zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm.

Ky është momenti ynë. Ose bashkë, ose të humbur.

VLEN është bashkimi që nuk ndalet.

Sepse kur shqiptarët bashkohen, askush nuk mund t’i ndalë”, tha Mexhiti.