Bastisje në Gostivar, dy shtetas të Turqisë kapen me marihuanë

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në orët e para pas mesnate pasi tek të njëjtit Policia ka gjetur marihuanë, përcjell TV21. Policia njofton se me urdhër të gjykatës, në banesën e tyre në Gostivar është kryer bastisje, ku gjithashtu është gjetur marihuanë.

“Më 01.10.2025 në orën 01:00, punonjës të policisë nga SPB Gostivar arrestuan M.A.K. (18) dhe M. J. (19), të dy shtetas të Republikës së Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, pasi tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Më pas, gjatë periudhës nga ora 03:30 deri 04:10, me urdhër gjyqësor u krye kontroll në banesën ku ata jetojnë, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua një qese me marihuanë. Të arrestuarit janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.