Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe armë, tre persona janë privuar nga liria
Më 27.07.2026, në orën 20:35, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria G.M. (19) nga Kumanova.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Ai u shoqërua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 27.07.2026, nga ora 22:20, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria R.S. (45) dhe D.V. (42) nga Kumanova.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e R.S., ku ishte e pranishme edhe D.V., të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur një lëndë pluhurore e bardhë dhe një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, pa karikator, si dhe municion, për të cilat ai nuk posedonte leje.
Ndërsa, gjatë kontrollit personal të D.V., është gjetur një lëndë pluhurore.
Të dy u shoqëruan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
The post Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe armë, arrestohen tre persona appeared first on Alsat.
