Gjatë kontrollit në një banesë në Shkup gjenden mbi 11 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, sasi e konsiderueshme LSD-je dhe lloje të tjera droge, është ngritur kallëzim penal ndaj dy personave
Më 02/03.07.2026, Njësiti kundër Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup, realizoi bastisje në një banesë që përdoret nga M.B. dhe N.J., të cilët më parë ishin privuar nga liria nga nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 11,5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe amfetaminë, ekstazi, LSD, vaj hashashi rrëshirë dhe kërpudha halucinogjene. Personat janë ndaluar për procedurë të mëtejshme, ndërsa nga NjTP pranë SPB Shkup është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente në Prokurorinë Publike kompetente.
The post Bastisje në Shkup: Zbulohen marihuanë, kokainë, LSD dhe droga të tjera appeared first on Alsat.



