Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 29.12.2025, në orën 17:30, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria A.F. (36) nga Strumica. Gjatë bastisjes së shtëpisë të tij, të realizuar me urdhër gjykate, është gjetur marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit tek ai janë gjetur disa pako me amfetaminë.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj A.F. do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

The post Bastisje në Strumicë, privohet nga liria një person appeared first on Alsat.