Bayern Munich ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League, që sonte, pasi mposhti me rezultat të thellë Atalantën në Bergamo, në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve.
Bavarezët dominuan që në pjesën e parë, duke kaluar në epërsi me golin e Josip Stanišić, ndërsa më pas rrjetën e tundën edhe Michael Olise dhe Serge Gnabry për rezultatin 0-3.
Në pjesën e dytë, epërsia u thellua edhe më shumë me golat e Nicolas Jackson, sërish Olise dhe Jamal Musiala.
Golin e vetëm për skuadrën italiane e shënoi Mario Pašalić në minutat shtesë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-6.
