Skuadra nga Munihu po vazhdon fuqishëm edicionin e ri të garave në Bundesligë.
Futbollistët e Bayern arkëtuan edhe pikët numër 21 nga gjithsej shtatë ndeshje deri më tash.
Borussia Dortmund ishte “viktima” e radhës në Allianz Arena duke pësuar me rezultat 1:2.
Harry Kane, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer, shënoi golin e epërsisë në minutën e 22-të.
Michael Olise thelloi avantazhin e bavarezëve dymbëdhjetë minuta para përfundimit të takimit.
Skuadra nga Dortmund krejt çfarë mundi deri në fund ishte të goli i vetëm i Julian Brandt gjashtë minuta para përfundimit.
Për Dortmund kjo ishte humbja e parë në këtë edicion dhe skuadra tashmë renditet e katërta në tabelë me 14 pikë. Bayern prin me 21 pikë, para Lajpcig me 16. Në pozitën e tretë është Stuttgart me 15 pikë.