Këngëtari Alis Kallaçi me interpretimin e këngës “Nan” në skenën e Eurovision përcolli mbrëmjen e së enjtes emocion, energji dhe identitet artistik.

E përditshmja britanike BBC i ka bërë jehonë performancës së Shqipërisë në Eurovision, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm.

Media prestigjioze vlerëson “Nan” për mesazhin e thellë që përcjell te publiku, teksa thekson se këngëtari Alis Kallaçi pushtoi skenën e Wiener Stadthalle me performacën e tij.

“Një këngë me një mesazh, Alis komandon skenën e Eurovision për Shqipërinë me një performancë emocionale të paharrueshme”, shkruan BBC.

Alis u duartrokit për performancën drithëruese, ndërsa në sfond të skenës shfaqej imazhi i artistes Rajmonda Bulku, një gjetje kjo e skenografisë që lidhet me portretin e nënës shqiptare dhe mesazhin thelbësor të kësaj kënge.

Lista e plotë e 25 shteteve që do të performojnë në finalen e madhe:

Greqi: Akylas – Ferto
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice}
Suedi: FELICIA – My System
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Kroaci: LELEK – Andromeda
Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
Poloni: ALICJA – Pray
Shqipëria – Alis – Nan
Australia – Delta Goodrem – Eclipse
Bullgaria – Dara – Bangaranga
Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS
Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem
Malta – AIDAN – Bella
Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA
Qipro – Antigoni – Jalla
Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me
Ukraina – LELÉKA – Ridnym
Austria-COSMÓ – Tanzschein
Itali- Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Franca- Monroe – Regarde
Mbretëria e Bashkuar- LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Gjermania – Sarah Engels – Fire

The post ​BBC vlerëson Alisin në Eurovision: Këngë me mesazh, performancë e paharrueshme appeared first on Alsat.