Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon Qeverinë se punimet për autostradën Shkup Bllacë janë të vonuara dhe projekti tani rezulton më i shtrenjtë. Siç thonë, në vitin 2023 projekti ishte paraparë në 183 milion euro ndërsa tani do të kushtojë 210 milion euro.
Sipas BDI-së, projekti sërish është i njëjti dhe nuk ka ndryshuar as edhe 0,1%, edhe pse fillimisht u paraqit si projekt kriminel. “Shqiptarët humbën dy vite për një autostradë jetike, ndërsa qytetarët do të paguajnë dhjetëra miliona euro më shumë. Pse u bllokua për dy vjet një projekt i gatshëm? Ku përfundojnë këto para dhe cili është arsyetimi për këtë shtrenjtim?, pyesin nga BDI.
The post BDI: Autostrada Shkup-Bllacë vonohet dhe shtrenjtohet me 27 milionë euro appeared first on Alsat.
