
Para zgjedhjeve, Çairi u rrethua me dy bagerë. U krijua zhurmë, u krijua perceptimi se po fillonte një epokë punësh të mëdha: rrugë të reja, renovime shkollash, ashensorë për ndërtesat e vjetra, përmirësim real i jetës së qytetarëve.
Sot, pas zgjedhjeve, gjithçka është ndalur. Bagerët janë zhdukur. Nuk ka rrugë të asfaltuara, nuk ka shkolla të renovuara, nuk ka ashensorë, nuk ka projekte të dukshme në terren. I vetmi “aktivitet” që qytetarët shohin çdo ditë është ndërtimi ilegal, kate që ngrihen mbi objekte ekzistuese, pa procedura dhe pa kontroll.
Edhe buxheti i Komunës së Çairit për vitin 2026 e konfirmon këtë realitet. Në dokument nuk ekziston asnjë projekt zhvillimor që prek jetën e qytetarëve. Nuk ka investime kapitale për infrastrukturë, arsim apo hapësira publike. Ndërkohë, janë paraparë dhjetra mijëra euro për Restoran “1sh”, për shpenzime ushqimore luksoze për funksionarë të pushtetit, ndërsa Komuna mbetet pa punë konkrete dhe pa investime reale.
Çairi nuk ka nevojë për tavolina të shtruara me ushqime luksi për pushtetin, por për rrugë, shkolla dhe rend urban. Qytetarët nuk votuan për bagerë që qarkullojnë para zgjedhjeve dhe zhduken pas tyre, por për projekte që vazhdojnë edhe kur kamerat hiqen.
Sot, dokumentet dhe terreni flasin njësoj: premtimet u ndalën me zgjedhjet, ndërsa Çairi po mbetet peng i propagandës dhe i ndërtimeve pa ligj
