Kuvendi i 6-të Zgjedhor i Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë është zhvilluar në një atmosferë uniteti, përgjegjësie dhe mobilizimi politik, duke shënuar një etapë të re organizative për strukturat e partisë në këtë degë.

Nga BDI – Dega Tetovë vlerësojnë se ky Kuvend nuk përfaqësoi vetëm një proces zgjedhor të brendshëm, por një moment të rëndësishëm riorganizimi dhe konsolidimi politik. Në kuadër të tij u zgjodhën organet e reja drejtuese, sekretariatet e degës, kryetarët e nëndegëve, kryesia, këshilli mbikëqyrës dhe komiteti i veteranëve.

Kryetari i Degës së Tetovës Bajram Rexhepi theksoi se BDI mbetet më shumë se një subjekt politik, duke e cilësuar atë si vlerë, histori, sakrificë dhe përgjegjësi për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.

Në njoftim u shprehën falënderime për delegatët, aktivistët, simpatizantët dhe të gjitha strukturat që kontribuuan në organizimin dhe realizimin me sukses të Kuvendit, ndërsa urime iu drejtuan edhe të gjithë të zgjedhurve në organet e reja të degës.

“Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen”, ishte motoja kryesore e Kuvendit, me të cilën BDI – Dega Tetovë paralajmëron vazhdimin e angazhimit politik me më shumë unitet, organizim dhe përkushtim.