Lideri i Besës, Bilall Kasami ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të BDI-së, e zhvilluar para Gjykatës Kushtetuese, transmeton TV21.

Kasami kritikon BDI-në se përmes skemave të caktuara ka dëmtuar shqiptarët.

“BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjellur ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!

Thjeshtë dhe qartë, VLEN po mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve “i rregulloi” si fasadë!”, shkroi Kasami në Facebook.