Opozitarja Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron skandaloz qëndrimin e Avokatit të Popullit për provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar atë në kundërshtim me të drejtat e garantuara me ligj dhe Kushtetutë. Deputeti Ilir Hasani theksoi se është e papranueshme që përdorimi i gjuhës shqipe në provimet shtetërore të kushtëzohet me kërkesë të kandidatëve.
ILIR HASANI, DEPUTET I BDI-SË
00:52-01:14 -Po ashtu që kjo çështje të arsyetohet me nevojën për harmonizim me ligje të tjera, njësoj është e pabazë meqë ligji për përdorimin e gjuhëve i rregullon këto çështje dhe obligon institucionet për zbatim të drejtpërdrejtë. Problemi nuk qëndron te ligjet, të nderuar qytetarë problemi qëndron te mungesa e vullnetit për zbatimin e tyre në praktikë.
Ky reagim vjen pasi Avokati i Popullit, Faton Selami, i ka propozuar Qeverisë që me kërkesë të studentëve, provimi i Jurisprudencës, Noterisë dhe Përmbarimit, të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe (FOTON E KENI NE BRUTO)
Të pyetur për reagimin e BDI-së, nga zyra e Avokatit të Popullit, thanë se nuk komentojnë qëndrime të partive.
GRAFIKË
AVOKATI I POPULLIT
-Avokati i Popullit në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në komentimin e qëndrimeve të partive politike për çfarëdo çështjeje. Përndryshe, e respekton dhe në asnjë mënyrë nuk e konteston të drejtën e partive politike dhe përfaqësuesve të tyre për të dhënë komente mbi çështje me interes të përgjithshëm, si dhe për të komentuar punën e Avokatit të Popullit.
Grupi parlamentar i Frontit Europian, në emër të studentëve, ka dorëzuar në Kuvend rezolutë që synon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës. Ajo mban nënshkrimet e të gjithë deputetëve shqiptarë të opozitës, ndërsa u bëhet thirrje edhe deputetëve të shumicës dhe të të gjitha partive. Për këtë, eksponentë nga VLEN kanë deklaruar se çështja nuk zgjidhet me rezoluta por me zgjidhje ligjore për të cilat pohojnë se po punojnë.
