
Shkup, 4 nëntor – Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni AKI nuk arriti të sigurojë fitore, Blerim Bexheti është shkarkuar nga pozita e kordinatorit të grupit parlamentar të deputetëve. Në vend të tij, koalicioni ka emëruar Rina Ajdarin, duke nisur një etapë të re të menaxhimit parlamentar të grupit, shkruan 3-shi.net.

