BDI-Kumanovë: Me VLEN-in nxënësit shqiptar do të mësojnë rusisht!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim dega Kumanovë nëpërmjet një komunikate kanë reaguar në lidhje me lajmin se shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës do të mësohet gjuha ruse.

Nga BDI-Kumanovë thonë se Qeveria e përbërë nga VMRO-ZNAM dhe VLEN pas skandaleve të panumërta në pushtetin qëndrorë, hiç më mbrapa nuk janë edhe në pushtetin lokal.

Reagim i plotë i BDI-Kumanovë

“Bashkimi Demokratik për Integrim – dega Kumanovë, shpreh shqetsimin se Qeveria e përbërë nga VMRO-ZNAM dhe vazalët e tyre VLEN, pas skandaleve të panumërta në pushtetin qëndrorë, hiç më mbrapa nuk janë edhe në pushtetin lokal.

Ditën kur Republikës së Shqipërisë iu konfirmua data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në anën tjetër kryetari i komunës tonë, njëherit edhe kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski priti në takim ambasadorin rus në zyrat e komunës.

Veprat e tyre po e dëshmojnë vizionin tonë se ne kishim të drejt kur në zgjedhje garuam duke i thënë PO EUROPËS, JO RUSISË!

E sot, fatkeqësisht VLEN, shkelësit e legjitimitetit shqiptar, janë bërë argatët më të mirë e më të dobishëm të dyshes Mickovski – Dimitrievski për tia hapur çdo derë qarqeve pro ruse në vendin tonë.

Me VLEN-in në Qeveri dhe me këshilltarët e komunal të VLEN-it në komunën e Kumanovës, nxënësit tanë për dëshirat e çmendura të Dimitrieveskit me gjasë do të mësojnë edhe gjuhën ruse nëpër shkolla.

Në kohën kur e gjithë Bota po e bojkoton shtetin rus apo gjithçka që vjen nga Rusia, VMRO-ZNAM dhe VLEN po na e detyrojnë edhe gjuhën ruse në shkollë.

Por, BDI nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë një poshtërsim të tillë.

I bëjm me dije të gjithë prindërve shqiptar se ne do të mbështesim çdo iniciativë, por edhe do të ndërmarim masat e duhura për ta parandaluar këtë skandal, që me të vërtet nuk është vetëm lokal por edhe ndërkombëtar”, thonë nga BDI-Kumanovë.