Ribalanci i buxhetit është në dëm të shqiptarëve, thotë Ilir Hasani nga BDI. Amendamentet që i ka dorëzuar grupi parlamentar i Frontit Europian, me qëllim që të sigurohen më shumë investime për komunat me shumicë shqiptare, nuk janë pranuar, tha ai.

“Kjo paraqet një model të përsëritur të sjelljes së kësaj Qeverie, e cila vazhdimisht refuzon çdo propozim që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës në komunat me shumicë shqiptare. Kur refuzohet financimi i një klinike universitare në Tetovë, kur nuk sigurohen mjete shtesë për spitalin në Kërçovë, kur nuk mbështetet zhvillimi i barabartë rajonal dhe kur nuk ka transparencë në shpërndarjen e mjeteve dhe investimeve kapitale nëpër komuna, atëherë qytetarët me të drejtë pyesin nëse në këtë shtet shqiptarët trajtohen sipas të njëjtave standarde si edhe qytetarët e tjerë”, tha Ilir Haasni.