Bashkimi Demokratik për Integrim thekson që asnjë gënjeshtër, asnjë trillim e mashtrim i VLEN, nuk e mbulon diellin me shoshë dhe nuk e lan skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit.
“Presidenca e Republikës së Kosovës i zbuloi të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet patetike të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen. Të njejtën e bëri edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së veriut si dhe koncesioneri privat TAV të cilët konfirmuan që MPB ka dhënë urdhër për ta kontrolluar Presidenten Vjosa Osmani.
Vetëm servilët e Vlen janë të verbër e të shurdhër si dhe të paditur, por të etur për pushtet, për të zhvatur dhe poshtëruar shqiptarët. Çdo fjalë e juaja është gënjështër, çdo veprim i juaji është tradhëti, poshtërsim, përkulje, nënvlerësim dhe turpëron shqiptarët. Të gjitha që i thatë, i premtuat dhe u zotuat, i haruat për tu ulur në prehërin e Stroilkoviqit.”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Nga BDI theksojnë se përgjegjësi politike duhet të ketë menjëherë për uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi për turpin që shkaktuan si dhe për të gjithë të përfshirë të tjerë.
Çdo ditë që nuk largoheni nga aty, konfirmoni autorësinë dhe përgjegjësinë mbi skandalin më të madh diplomatik dhe paaftësinë tuaj, shtojnë nga BDI.