Arta Bilali-Zendeli nga BDI tha se përmes një kumtese do tu bëhet thirrje partive politike që t’i bashkangjiten BDI-së. Bilali-Zendeli tha se kësaj thirrje mund t’i përgjgijen të gjitha partitë që duan dhe e shohin të nevojshme bashkangjitjen me BDI-në, që siç shtoi, pas kësaj, do të merren vendime të tjera.
