BDI zgjedh kryetarët e degëve në katër komuna

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të brendshëm, duke shpallur emrat e rinj që do të udhëheqin degët në zona strategjike të vendit. Me vendim të drejtpërdrejtë të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti, procesi i reformimit ka marrë formë zyrtare me emërimin e figurave që pritet të fuqizojnë prezencën e partisë në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, “pakoja e re” e drejtuesve përfshin:

Dega Çashkë – Sedat Ahmeti

Dega Veles – Mensur Adili

Dega Petrovec – Tahir Livoreka

Dega Studeniçan – Shefket Kadri

Ky riorganizim shihet si një mesazh i qartë i unitetit dhe vizionit të BDI-së, e cila synon të rikonfirmohet si forca kryesore politike ndër shqiptarët. Burime nga partia bëjnë me dije se ky është vetëm fillimi i një procesi të thelluar që synon shtrirjen e organizuar në çdo cep të vendit, duke u përgatitur për sfidat e ardhshme politike.

BDI thekson se ky hap dëshmon përgjegjësi të lartë dhe një gatishmëri të re për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve me struktura të rifreskuara dhe energji të reja.(INA)