Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, e përshëndeti paralajmërimin e Qeverisë për blerjen e qindra autobusëve elektrik. Megjithatë ajo vlerësoi se reagimi i tillë është i vonuar. Arsovska përsëriti se në Këshillin e  Qytetit vazhdimisht si pikë e rendit të ditës tashmë dy vjet qëndron premtimi i saj parazgjedhor për blerjen e autobusëve, premtim i dhënë së bashku me VMRO-DPMNE-në. Por, për këtë kërkesë të saj nuk po veprohet për shkak të, siç thotë, agjendave politike apo aspiratave për sjellje korruptive.

“Nëse ja tani përfundimisht kemi paralajmërim të tillë, vlerësoj se kjo është më mirë nga ajo që deri më tani po ndodh edhe pse tashmë për tre vjet mundeshim të kemi çdo vit nga 50 autobusë të ri, këto janë 150 autobusë që nuk i kemi, ndërsa gjithsej duhej të ishin 250 si premtim i kryeministrit të tanishëm që e ka dhënë së bashku me mua”, tha Arsovska

“Se mundej edhe më herët, mundej, por më mirë më vonë se asnjëherë”, deklaroi Mexhiti.

Arsovska dhe Mexhiti bashkë morën pjesë në prezantimin e 6 autobusëve ekologjikë, që i janë dhuruar NQP-së përmes programit “BE për ajër të pastër”.

 “Më mirë të bëjmë që transporti publik të ndotë sa më pak që është e mundur. Ky është qëllimi i projektit përmes dhurimit të këtyre 6 autobusëve, të ndotin më pak dhe synojmë që t’i favorizojmë nevojat por edhe komfortin e qytetarëve që e përdorin transportin publik. Sa më shumë qytetarë e përdorin transportin publik, kemi më shumë gjasa për ruajtjen e mjedisit jetësor”, tha Rokas.

Përndryshe, siç tha Arsovska, borxhi i autoriteteve qendrore ndaj NQP-së nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë 10 milionë euro dhe Këshilli duhet të debatojë nëse do të ketë transport falas madje edhe për studentët , e jo më për të gjithë.