Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar gjithashtu tregtinë e naftës së Rusisë, konfirmoi këtë mëngjes Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas, me vlerësimin se “Presidenti rus Vladimir Putin po e ka gjithnjë e më të vështirë të financojë luftën”, raportuan mediat .
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti vendimin e BE-së, si dhe vendimin e SHBA-së për sanksionet kundër Ru sisë të njoftuara mbrëmë, si një “hap shumë të rëndësishëm”.
Sanksionet e fundit të BE-së synojnë bankat ruse, bursat e kriptomonedhave dhe entitetet në Indi dhe Kinë.
“BE-ja po kufizon lëvizjen e diplomatëve rusë për të kundërshtuar përpjekjet për destabilizim”, tha Kallas.
“Putini po e ka gjithnjë e më të vështirë të financojë luftën”, shtoi ajo.
Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së kundër Rusisë përfaqësojnë një hap “shumë të rëndësishëm”, tha Volodymyr Zelensky sot pasi mbërriti në samitin evropian në Bruksel.
“E kemi pritur këtë, shpresojmë se do të ketë sukses, është shumë e rëndësishme”, theksoi Zelensky.
Vendimi për një paketë të re sanksionesh evropiane vjen një ditë pasi administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po vendoste sanksione të reja kundër industrisë ruse të naftës.
The post BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë appeared first on Alsat.

