Bebe Rexha në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Për gjenerata me radhë kemi luftuar për ta mbajtur gjallë gjuhën

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka reaguar publikisht përmes Instagramit në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurispudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në postimin e saj, Bebe Rexha shkroi:

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për gjenerata me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare. Studentët po protestojnë kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nesër. Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.”