Dueti që nuk pritej – tani edhe me muzikë!

Teksa vazhdon të korrë sukses në çdo episod, emisioni “21 Gradë” ka sjellë një surprizë të papritur për publikun – një këngë energjike dhe plot ritëm, e realizuar nga vetë prezantuesit Granit Miftari dhe Arjola Demiri!

Projekti muzikor, i cili mban firmën e producentit të njohur Blerim Halili dhe është realizuar në studion profesionale OnSet Music, sapo është publikuar dhe ka filluar të marrë reagime shumë pozitive.

Ashtu si në ekran, ku sjellin ngjyra, humor dhe shpirt të gjallë, Graniti dhe Arjola e kanë kthyer edhe këtë këngë në një reflektim të energjisë unike që karakterizon “21 Gradë”.

Një këngë që ngroh atmosferën, me ritme verore dhe frymë pozitive – perfekte për të përfaqësuar një prej emisioneve më të ndjekura të momentit!