Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”. Ky ligj vendos kufizime për ish-zyrtarët e lartë, pasi u ndalohet të punësohen si drejtues në kompani private.
Gjitahshtu në ligj vendosen kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre.

Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, duke përfshirë familjarët e tyre, e kanë të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.
Atyre u ndalohet pranimi i dhuratave ku vlera maksimale e lejuar kufizohet në 10,000 lekë.
Ish-zyrtarët ndalohen të punësohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin e tyre të mëparshëm, për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të mandatit./Vizionplus
