Gazetare: Fatlume Dervishi

Shqiptarët në Maqedoni janë kontribues, bashkëpunues, kontruktiv dhe demokratik, janë kyç për stabilitetin politik në qeverisje dhe në avancimin euroatlantik të vendit, tha presidenti shqiptar Bajram Begaj, pas takimit me presidenten e shtetit Gordana Siljanovska Davkova. Begaj tha se Shqipëria vlerëson përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multi-etnike përmes zbatimit të plotë Marrëveshjes së Ohrit, duke përmendur elementet më të rëndësishme të saj.

“Ne besojmë se përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz e adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore, zbatimi i plotë i ligjit të gjuhës, me përdorimin e gjuhës shqipe i cili ka lidhje me identitetin kombëtar shqiptar dhe ruajtja e funksionimi i mekanizmave të barazisë nuk janë vetëm thjeshtë çështje teknike. Ata janë element thelbësor për kohezionin social, për stabilitetin institucional dhe për perspektivën evropiane”, tha Bajram Begaj, President i Shqipërisë.

Begaj, i cili ka një axhendë të mbushur me takime veç e veç me faktorin politik shqiptar gjatë qëndrimit në vend, tha se ka përcjell edhe mesazhin e unitetit për këto çështje.

“Do të doja që edhe unë t’i kisha takuar të gjithë në një tryezë të përbashkët por për sa kohë ata përfaqësojnë ideologji politike të ndryshme, një pjesë e faktorit politik shqiptar është në pushtet dhe një pjesë është në opozitë, menduam që takimet të bëhen të ndara. Një gjë tjetër për të cilën ne dakordësohemi është edhe zbatimi dhe implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Të gjithë faktorët shqiptarë që unë kam takuar, janë dakordësuar që kjo është një gjë shumë e rëndësishme për kohezionin social dhe ndëretnik”, u shpreh ai.

Presidentja Siljanovska, në këtë kontekst, tha se nuk do të komentojë vonesat në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Gjykata Kushtetuese nuk është pjesë e gjyqësorit të rregullt. Bëhet fjalë për organ të veçantë me status dhe kompatenca të veçanta dhe unë nuk do të doja ta interpretoj punën e tij. E di se ka të caktuar njoftues dhe mendoj se pritej kompletimi i gjykatës. Kuptohet, pres që Gjykata të sjell vendim në përputhje me procedurën dhe kompetencat e tij”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

Begaj dhe Siljanovska biseduan për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe thellimin e tyre, rëndësinë e Korridorit 8 dhe lidhjeve infrastrukturore, lidhjet ekonomike dhe tregtare si dhe shkëmbimet akademike. Në konferencën për media u tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. As Begaj dhe as Siljanovska nuk komentuan informacionet për modelit e anëtarësimit në BE në vitin 2027 pa të drejtë vote, si zgjidhje, veçanërisht për Maqedoninë, meqë mundësia për anëtarësimin e Shqipërisë është gjithmonë e më reale. Presidentja Siljanovska, tha se nuk ka lëvizja nga qëndrimi i saj se nuk duhet do të ketë ndryshime Kushtetuese, pa garanca.

“Qëndrimi ynë është ka ka nevojë detyrimisht për garanca dhe se nuk do të paraqitet përsëri moment i ri shumë i qëlluar dhe një kërkesë tjetër për ndryshime kushtuese”, theksoi ajo./ Alsat.mk

The post Begaj i prerë sot në Shkup: Shqiptarët shtetformues, gjuha e përfaqësimi janë elementë stabiliteti appeared first on Alsat.