Nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi tha se mbetet të shihet në mbledhjen e kuvendit të partisë nëse Bekim Sali ka pasur ofertë që të marr postin e Sekretarit të Përgjithshëm të VLEN-it. Elezi nuk përjashtoi mundësinë që Sali të pranojë këtë ofertë, por siç tha, ende nuk ka një vendim nga vetë Sali për këtë çështje. Për pozitat në VLEN, Elezi tha se gjithçka është shumë demokratike dhe “nuk tentohet të vendoset dikush para aktit të kryer e as nuk ka vija të kuqe”, që siç shtoi, problemi i Alternativës nuk janë se kush do të udhëheq ose do të ketë rotacion, por rruga në të cilën do të shkohet.
