Beqiri: Të dalim faqebardhë në fund të takimit, Cake: Jemi të motivuar

Skuadra e Shkëndijës me plot optimizëm pret përballjen me Shelburnin, në kuadër të javës së dytë në Ligën e Konferencës. Skuadra nga Tetova kërkon pikët e para në këtë kompeticion, pasi që në sfidën e parë u mundën nga Rajo Valejkano në sfidën e zhvilluar në Madrid. Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, beson se ekipi ka pasur mjaft kohë që të përgatitet për këtë përballje dhe se janë kryer të gjitha analizat e nevojshme të studimiyt të ekipit kundërshtar.

 

Jeton Beqiri, trajner i KF Shkëndija

“Luajmë me një kundërshtarë të cilin e njohim duke e ndjekur ndeshjet e tyre. Bisedohet pëtr një futboll i cili është goxha i kundërt me stilin që luajmë ne. Por gjithmonë duke pasur besim në kualitetet tona dhe kualitet e futbollistëve që posedojmë. Besoj që në fund të dalim faqebardhë në fund të ndeshjes.

 

Qendërmbrojtësi Klisman Cake beson se ekipi mund të arrijë deri te fitorja e parë në Ligën e Konferencës, andaj shpreson në përktrahje të madhe të spektatorëve në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

 

Klisman Cake, mbrojtës i KF Shkëndija

Normal që e shoh ekipi shumë të motivuar për këtë ndeshje. Është diçka që kemi bërë histori dhe menxi e prisnim këtë ndeshje që të jetë ndeshja e parë në shtëpinë tonë. E presim publikun që të jetë në numër sa më të madh për të na mbështetur në këtë ndeshje që të bëjmë histori. Dhe normal në fushë do të hyjmë për 3 pikë, ajo normal dihet.

 

Përballja në mes Shkëndijës dhe Shelburnit, do të zhvillohet të enjten, më 23 tetor, në stadiumin Todor Proeski në Shkup, në orën 18.45.

 

 

 

The post Beqiri: Të dalim faqebardhë në fund të takimit, Cake: Jemi të motivuar appeared first on Alsat.