Artan Grubi tashmë nuk është pjesë e BDI-së. Ai u tërhoq para se të sjellin vendim të tillë organet partiake, tha sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, në Daily Click. Shtoi se BDI-ja i respekton, pranon dhe ka qasje serioze ndaj vendimeve të DASH për listën e zezë. Ndërsa në lidhje me atë që Grubi nuk gjendet në Maqedoni, Bexheti tha se nuk di detaje, por i bëri thirrje ish bashkëpartiakut që të kthehet në vend.
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që LSDM dhe BDI t’i bëjnë thirrje Grubit që të kthehet.
Nga LSDM thonë se ka pasur kontroll policore në rrethrrotullimin në Bllace, së paku tre ditë para largimit të Grubit. Megjithatë, nëpunësit policorë nuk e kanë ditur nëse është dashur që ta kontrollojnë ish zv.kryeministrin.
Kostovski njëherit pyet kush do të përgjigjet nëse Artan Grubi fare nuk kthehet në vend dhe nëse MPB do të ngrit procedurë kundër personave që e kanë ndihmuar.
