Nga KRRE njoftojnë se nga sonte në mesnatë do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës, edhe atë çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ulet për 2,50 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2,00 den/litër, transmeton TV21. Ndërkaq, çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 08.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 72,00 (denarë/litër)
Vaj Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,501 (denarë/kilogram)
