Edhe Lëvizja Besa ka dalë me sqarim deri te publiku. Nga kjo parti mohojnë se ndonjë eksponentë i saj dhe kryetari Bilall Kasami janë duke zhvilluar komunikim me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetin, transmeton TV21.
Nga Besa thonë se kjo parti asnjëherë nuk ka pasur zhvillime me BDI-në dhe kanë kërkuar pensionimin e Ali Ahmetit.
Për koalicionin VLEN thotë se ajo ka kuptim aq sa e ruan distancën politike nga BDI-ja.
“Pa dashur ta paragjykojmë kuptimin e saktë të deklaratës së z. Taravari se – përveç atij – edhe liderët e tjerë të VLEN-it kanë komunikim me Ali Ahmetin, për shkak të korrektësisë me anëtarësinë e Lëvizjes BESA, të organeve partiake dhe mbështetësve tanë, më duhet të sqarojmë se as kryetari Bilall Kasami dhe asnjë eksponent tjetër i Lëvizjes BESA nuk ka komunikim me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Qytetarët dhe mbështetësit e Lëvizjes BESA e dijnë mirë, se që nga themelimi dhe deri më tani, asnjëherë nuk kemi qenë në komunikim me BDI-në, kur ajo është dashur të shpëtohet nga bëmat e saj, e as këtë herë nuk ka asnjë arsye për të pasur madje edhe kanal komunikimi me të. Nëse do të kishte, do të ishte i hapur dhe para qytetatëve.
Ali Ahmeti është fajtori i përveçëm i gjendjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sa më shpejtë që pensionohet politikisht, aq më mirë për të dhe për shqiptarët.
Ndërsa VLEN-i ka kuptim vetëm aq sa e ruan distancën politike me BDI-në”, thonë nga LB-ja.
