Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, në intervistën për Alsat thotë se Struga nuk do të anashkalohet nga Korridori 8.

“Po bëhet me intensitet më të madh sa që është bërë në të kaluarën. Nuk do të ndryshohet trajektorja e Korridorit 8 në asnjë moment, mund të ndryshohet zgjidhja teknike nga pjesa ku ka qenë sot dhe mund të lëvizë konform kërkesave të UNESCO-s, nëse në ato pjesë ku kanë ofruar të jetë zgjidhja konkrete projekti konkret ka ndonjë problem me trashëgiminë e UNESCO-s, e cila është e mbrojtur për këtë rast. Pra, në këtë rast, në asnjë moment Struga nuk do të jetë e anashkaluar nga korridori 8” deklaroi Bilall Kasami.

The post Bilall Kasami: Struga nuk do të anashkalohet nga Korridori 8 appeared first on Alsat.