Nën moton “Maqedonia përshpejton, obligimi ynë”, VMRO-DPMNE sot shënon 36-vjetorin e themelimit me një tubim në stadiumin e Strumicës, ku janë ftuar anëtarë dhe simpatizantë të partisë. Para se të mbahet kjo ngjarje, disa zyrtarë, përfshirë kryeministrin Hristiajn Mickoski, tashmë kanë shkuar atje, sepse vizituan spitalin e Strumicës, ku u njoftua se objekti do të kompletohet me pajisje shtesë deri në fund të gushtit. Gazetarja Almedina Ismajli zhvilloi një intervistë të shkurtër me kryeministrin për të folur për mësimet e VMRO-së nga e kaluara, marrëdhënies ndërmjet komuniteteve por edhe vizionin.
Intervista e plotë
