Gazetare: Ajnur Bafqari

Dështoi përpjekja për mbylljen e kalimit ilegal në Bit Pazar. Pas paralajmërimeve të numrit një të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski se vendkalimi do të mbyllet, sot ekipet teknike dolën në terren. Por ato hasën në rezistencë të banorëve dhe punonjësve të Bit Pazarit, të cilët protestuan duke bllokuar rrugën.

Në terren për ruajtjen e rendit dhe qetësisë dolën edhe forcat policore.

“Siç mund të shihet prapa meje pjesa që fillimisht u mbyll me gardh metalik, është hapur përsëri, pasi u hap rruga për njëmarrëveshje eventuale mes Qytetit të Shkupit dhe banorëve”- tha gazetarja Ajnur Bafqari.

Banorët thonë se morën një lloj garancie se kërkesat e tyre do të dëgjohen duke nënvizuar se të hënën do të priten në takim nga Gjorgjievski.

“ Këtu me shekuj ka qenë e hapur ky vendkalim, dhe duhet të jetë i hapur.” tha njëri nga qytetarët.

– Ju jeni këtu për të protestuar? Cili është qëndrimi juaj? -Të protestoj, po se po, por nëse duhet edhe tjera masa do të marrim.-Për shembull? A keni organizuar, a keni planifikuar ndonjë gjë?-Jo jo…” përfundoi ai. 

“Ne këtu e kemi bukën, ne këtu jetojmë. Le ta heq urën, le të vendosë semafor dhe kryhet puna…U hoq sepse do të shkojmë ditën e hënë me Orcen të takohemi” tha qytetari tjetër.

“-Kush ua tha këtë? -Këshilltari i vet. Por na ka garantuar se nuk vendoset, do të vendosë ose semaforë dhe do të bëjmë peticion, se kjo është çfarë thotë populli, jo çfarë thotë Orceja. Ne edhe ashtu nuk kemi punë, e kjo edhe më keq. Edhe ne na dhimben fëmijët, por ky është treg, si mund dikush me 50 kilogram të shkojë përmes urës.” përfundoi ai.

“Nëse e zënë këtu bëhet katastrofë, se nalt atje shkallët janë shumë keq….00:22 Unë këtu në tezgë punoj në Bit Pazar.  S’ka punë atëherë aspak, punë s’ka, nëse e zënë këtu udhën.” u shpreh një tjetër.

“Unë mendoj cila të jetë më e mira, nëse është më e mira të mbyllet ajo.”

Pyetëm Qytetin e Shkupit, nëse me ndërprerjen e punimeve sot Qyteti tërhiqet nga vendimi, apo ky është një prolongim i përkohshëm, nëse vërtetë u kanë dhënë ndonjë garanci banorëve dhe për çfarë garancie bëhet fjalë, si dhe kush do t’i pranojë të hënën në takim banorët. Por deri në këto momente, nga Qyteti i Shkupit, nuk kemi marrë përgjigje.

Kujtojmë se në këtë vendkalim ilegal afër Bit-Pazarit, deri tani janë regjistruar dhjetëra aksidente, ndërsa fatkeqësisht disa aksidente kanë përfunduar me fatalitet. /Alsat.mk

The post Bit-Pazar/ Dështoi tentimi për mbylljen e vendkalimit ilegal, banorët të hënën në takim me Gjorgjievskin appeared first on Alsat.