Blegtorët paralajmëruan para Qeverisë se do të hyjnë në grevë nëse nuk u paguhen një pjesë e subvencioneve për vitin 2023 dhe të gjitha subvencionet për vitin 2024. Ata kërcënuan se do të ndodhë skenari grek me bllokime rrugësh. Për këtë hap, siç thanë, janë detyruar sepse tashmë nuk mund ta mbajnë prodhimin dhe të mbijetojnë nga puna e tyre. Menjëherë pas kërcënimeve për protesta, nga Ministria e Bujqësisë njoftuan se gjatë ditës do të paguhen subvencionet vetëm për vitin 2024. Për vitin 2023 përgjigje duhet të japë Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

NASER XHEMAILI, KRYETAR I LIDHJES SË RRITËSVE TË DELEVE
-Do t’i lutesha të gjithëve, së pari kryeministrit, presidentes së shtetit dhe të gjitha institucioneve të tjera, që të na marrin pak më seriozisht. Ne nuk mund të durojmë më, fundi i bujqësisë dhe i blegtorisë shihet këtu. Nuk janë lëshuar subvencione tashmë dy vite, nuk është paguar për prodhim organik, pagat e barinjve dhe masa kryesore për blegtorët Nëse nuk ka subvencione deri të enjten, të gjithë bujqit dhe blegtorët do të dalin në rrugë me traktorë në mbarë shtetin. Kjo do të ndodhë më 26 të këtij muaji.