Me kamionë të parkuar në kufirin e Bllacës, shoferët bllokuan daljet nga shteti për automjetet e rënda transportuese, si shenjë revolte kundër sistemit të ri EES të BE-së, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve profesionistë në zonën Shengen.

Me kamionë të parkuar në kufirin e Bllacës, shoferët bllokuan daljet nga shteti për automjetet e rënda transportuese, si shenjë revolte kundër sistemit të ri EES të BE-së, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve profesionistë në zonën Shengen

“Profesioni i një shoferi profesionist nuk është as turist dhe as emigrant. Ai punon në vendin e tij, automjetet janë të regjistruara në vendin e tij dhe BE-ja dëshiron të na ndalojë të punojmë. Kur e dimë se me secilin vend kemi nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushën e transportit, të cilat na lejojnë qasje në territorin e tyre, që do të thotë se shkëmbejmë leje në reciprocitet dhe kemi transport liberal. Tani thonë, keni leje por nuk do të mund të punoni”, tha Biljana Muratovska – MAKAM-Trans.

Bllokadat janë pjesë e një aksioni të përbashkët të transportuesve nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot ishte i pranishëm në piken kufitare Bllacë, i cili shprehu mbështetje për protestën e transportuesve.
Ai theksoi se në parim ekzistojnë tri zgjidhje të mundshme për zgjidhjen e këtij problemi.

“Zgjidhja e parë është shtyrja e zbatimit të sistemit të ri elektronik për transportuesit. Zgjidhja e dytë është rritja e numrit të ditëve që transportuesit mund të qëndrojnë në zonën Shengen, të paktën në 250 ditë, të ndara në cikle përkatëse, nga 180 ditët aktuale. Zgjidhja e tretë është që shoferët profesionistë dhe transportuesit të mos trajtohen si turistë, por të trajtohen ashtu siç duhet – si profesionistë – dhe mbi këtë bazë ose të përjashtohen nga këto rregulla, ose të rregullohet qëndrimi i tyre me viza pune, siç aktualisht e bën vetëm Zvicra, në mënyrë që të mund të tranzitojnë lirshëm”, u shpreh ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski vlerësoi se nëse nuk veprohet në këtë drejtim, do të ketë pasoja të mëdha për ekonominë e Maqedonisë, rajonale, por edhe për ekonominë evropiane.

Sistemi EES, për shkak të të cilit po protestojnë transportuesit, është vendosur në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen dhe ka nisur të zbatohet gradualisht nga 12 tetori 2025, ndërsa pritet të zbatohet plotësisht deri më 10 prill 2026.