Inspektorët e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokuan një sasi të konsiderueshme mishi pule pranë një biznesi.

Sipas mediave, gjatë kontrolleve në ambientet e biznesit privat, inspektorët sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, pasi u konstatuan shkelje serioze të kushteve higjieno-sanitare.

Sipas verifikimeve të kryera, mishi i pulës gjatë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur direkt në tokë. Po ashtu, produkti ishte magazinuar pranë një ambienti ku ishte evidentuar prani myku dhe ndryshku, duke ngritur shqetësime të forta për standardet e ruajtjes së ushqimit.

Autoritetet theksojnë se, nëse kjo sasi nuk do të ishte bllokuar në kohë, produkti mund të kishte përfunduar në treg dhe potencialisht në tryezat e konsumatorëve si mish i konsideruar i sigurt.

Mediet raportojnë se pas konstatimit të shkeljeve, AKU Tiranë ka vendosur bllokimin e aktivitetit të biznesit deri në përmbushjen e plotë të kushteve higjieno-sanitare të kërkuara nga ligji, shkruan ATSh.

Ndërkohë, bëhet e ditur se sasia prej 738 kilogramësh fileto dhe gjoks pule e sekuestruar do të asgjësohet.

The post Bllokohen 738 kg mish pule në Tiranë appeared first on Alsat.