Marrëveshja është në një hap larg, agjenti i Viktor Boniface po vjen në Milano për detajet e fundit, por transferimi i sulmuesit të Bajer Leverkuzenit te Milani nuk po e ndez entuziazmin e tifozëve kuqezinj. Shumë dyshime shprehen qartë në një postim.

“Shpresoj që të gjithë ju, mbështetës të Boniface, të jeni të vetëdijshëm se ai ka pasur probleme të mëdha brenda skuadrës. Thuhet se karakteri i tij është shumë i vështirë, ka pasur përplasje me pjesëtarët e tjerë të skuadrës në disa raste”.

Përtej karakterit, shqetësimi kryesor janë lëndimet serioze që kanë shoqëruar karrierën e 24-vjeçarit nigerian. Një tifoz tjetër trekon disa fakte të reja.

“Më pëlqen shumë Bonifac e, por dyshimet për shëndetin e tij janë të mëdha”.

Një koment tjetër detajon statistikat

“Gjatë sezonit 2024-2025, Boniface ishte jashtë fushave 75 ditë për shkak të lëndimit, luajti 19 ndeshje dhe shënoi 8 gola. Problemi është pikërisht ky, një problem i madh”.

Në të njëjtin frymë, një tjetër tifoz shkruan: “Asnjë lojtar me dy ligamente të kryqëzuara në historikun e lëndimeve nuk kthehet/arrin në nivele shumë të larta”.

The post Boniface te Milani, revoltohen tifozët kuqezi appeared first on Alsat.