Cristiano Ronaldo nuk e ka konfirmuar se Botërori 2026 do të jetë i fundit për karrierën e tij. Në prag të ndeshjes së raundit të 16-shes kundër Spanjës, kapiteni i Portugalisë preferoi të shtynte çdo diskutim rreth të ardhmes së tij.

“Do ta përfundoj kur të dua. A do të jetë kjo Kupa e Botës e fundit? Do ta shohim. Nuk është e rëndësishme, vetëm ndeshja e radhës ka rëndësi”.

E vetmja siguri është dëshira e tij për të vazhduar të japë gjithçka për ekipin kombëtar: “Përfaqësimi i Portugalisë ka qenë gjithmonë pasioni im më i madh”.