“Branitellat”, Gashi: Nuk mund ta detyroj Dautin që të thërras Komisionin

Kreu i kuvendit Afrim Gashi thekson se nuk mund ta detyrojë kryetaren e Komisionit për punë sociale Ilire Dautin që ta vendos në rend dite ligjin për branitellat. I pyetur nëse Dauti e ka shkelur rregulloren, Gashi tha se nuk mund të gjykojë për një gjë të tillë

“Sa i përket çështjes unë u deklarova njëherë, mua më është hequr mundësia që të thërras komisionin sepse seanca e Komisionit njëherë është thirrur dhe atëherë është dashur të veprohet. Kështu që kjo tani e tutje mbetet në Komisionin për Politikë Sociale”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit. /Alsat.mk